U zgjodh presidenti i Sri Lankës, por as këtë nuk e do populli

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin, Ranil Wickeremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht jopopullaritetit të tij në publik.
Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive, transmeton rtv21.tv.
Ai mundi një rival partiak Dullus Alahapperuma të mërkurën në një votim të mbajtur në parlament.
Ish-presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.
Ai shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor pasi mijëra protestues sulmuan rezidencat e tij presidenciale dhe ndërtesat e tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Ata kishin kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Wickremesinghe, i cili u emërua kryeministër në maj. Protestuesit dogjën shtëpinë e tij private dhe gjithashtu sulmuan zyrën e tij kryeministrore në Colombo në demonstrata kundër udhëheqjes së tij.
Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht që ish-kryeministri, tani president të largohet.
Megjithatë Wickremesinghe i ka kundërshtuar këto thirrje. Ai mori automatikisht postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit pasi Rajapaksa u largua, dhe fitorja e tij të mërkurën do të thotë se ai do të kryejë pjesën tjetër të mandatit presidencial deri në nëntor 2024.
Sri Lanka është në fakt falimentuar dhe përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë./21Media

Back to top button