U17/Kosova pëson humbje të thellë nga Greqia

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar sot humbje të thellë si vendase kundër Greqisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2023.
Pas plot 90’ minutave të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Llap, Greqia e ka mposhtur Kosovën me rezultat të thellë 5:0.
Kjo ishte humbja e dytë me radhë e “Dardanëve” të rinj në këto kualifikime, ku në ndeshjen e kaluar u mposhtën nga Italia me shifrat 5:2.
Ndërkaq, në ndeshjen e sotme golashënues ishin Panikidis (minuta e 7’), Tzimas (minuta e 32’ dhe 73’), Politakis (minuta e 85’) dhe Mouzakitis (miunta e 90’).
Me pikët e reja, Greqia renditet në vendin e tretë në Grupin 8 me tre pikë të arkëtuara, krahas Kosovës që zë vendin e fundit me asnjë pikë të tubuar deri tani.
Rezultati final, 5:0 në favor të Greqisë.

Back to top button