U21/Liria i afrohet pozitës së dytë, mposht Feronikelin ‘74

Ka përfunduar ndeshja e vetme e ditës së sotme e Superligës së Kosovës në futboll, në kuadër të grupmoshave U21, ku fitorja i takoi skuadrës së Lirisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liria U21 e ka mposhtur si mysafire Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1:0.

Fitoren Lirisë U21 ia siguroi goli nga Erand Bacaliu.

Me pikët e reja, Liria U21 ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vendin e tretë, një pikë më pak se Ballkani U21 që renditet në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 U21 renditet në vendin e nëntë me vetëm tetë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Lirisë U21.

Back to top button