U21/Prishtina e pandalshme, fiton edhe kundër Lirisë

Ka përfunduar ndeshja mes Lirisë dhe Prishtinës, e vlefshme kjo për Superligën e Kosovës në grupmoshat U21.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Prishtina U21 e ka mposhtur 2:1 Lirinë U21.
Golat e fitores për prishtinasit e rinj i shënuan Mal Mehmeti (minuta e 34’) dhe Amar Demolli (minuta e 47’).
Me pikët e reja, Prishtina ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e parë, krahas Lirisë që renditet në vendin e dytë me 22 pikë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?