“UÇK” në veturën e ministrisë që drejtohet nga Gërvalla

Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka shkruar “UÇK” në veturën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kjo pasi, në një postim të ministres së këtij dikasteri, Donika Gërvalla Schwarz, nuk u përmend UÇK në ditën e Çlirimit të Kosovës.
“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, ka shkruar Rrusta teksa ka postuar fotografitë në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ndërkohë, Gërvalla dje falënderoi NATO-n dhe KFOR-in, por jo edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorin e 23-të të Çlirimit të Kosovës, dhe për këtë pati reagime./21Media

 

Back to top button