Udhëheqësit botërorë urojnë Mbretin Charles III

Mesazhe urimi nga e gjithë bota po merr në Londër Mbreti Charles III.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i ka uruar monarkut të ri britanik “një mbretërim të suksesshëm dhe të lavdishëm”.
”Me rastin e mbarë të shpalljes së ngjitjes suaj në fron, dëshiroj t’i shpreh Madhërisë suaj, në emrin tim dhe në emër të qeverisë dhe popullit spanjoll, urimet tona të sinqerta”, i shkroi Mbreti Filipe VI i Spanjës.
Edhe presidenti rus Vladimir Putin dërgoi urimet e tij duke thënë: “Ju lutemi pranoni urimet e mia të sinqerta për ardhjen tuaj në fron. I uroj Madhërisë suaj suksese, shëndet të mirë dhe gjithë të mirat”.
Mesazhi i Putinit vjen ndërsa ai po bën një luftë kundër Ukrainës, një konflikt në të cilin Mbretëria e Bashkuar qëndron fort në anën e Kievit.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar armë në Kiev dhe ka ofruar trajnime ushtarake për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër agresionit të paprovokuar rus.
Ndërkaq, Charles i ka uruar edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan.
“Në emër të të gjithë londinezëve, i uroj monarkut tonë të ri mbretit Charles III çdo sukses, ndërsa Madhëria e Tij merr përsipër këtë përgjegjësi të rëndësishme”, tha Khan në një postim në Twitter./21Media

Back to top button