Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev për të treguar mbështetje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa, kanë mbërritur në Kiev dhe do t’i bashkohen Presidentit Zelensky sot në ngjarjet që shënojnë përvjetorin.
“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Europa. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës,” shkroi von der Leyen në X.
Shfaqja e mbështetjes vjen pasi Presidenti i SHBA Donald Trump e quajti Zelensky një “diktator” dhe sugjeroi se Ukraina filloi luftën.
Ndërkohë, Ukraina u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës.
Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë vendin brenda pak ditësh, por ajo që ndodhi në vend të kësaj ishin tri vjet luftime intensive falë qëndresës së armatosur ukrainase me ndihma që vinin nga aleatët perëndimorë./21Media