“Udhëzimi Administrativ tejkalon ligjin”

Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se udhëzimi i ri administrativ i cili mundëson shkarkimin e kryetarëve përmes peticionit, është i panevojshëm.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, thekson se ky udhëzim i tejkalon dispozitat ligjore.

“Ky udhezim administrativ nuk ka qene i nevojshem per arsye se keto jane te… shume mire me Kushtetutën e RKS neni 72 dhe me ligjin per vetëqeverisje lokale. Keshtu që është dashtë vetëm të komunikohet dhe të bashkëpunojnë me KQZ-në dhe nuk ka pas problem të kësaj natyre. Ka elemente negative të cilat i kanë tejkaluar bazën ligjore në të cilën nuk ka pas nevojë të sqarohen disa çështje të cilat kanë karakter teknik. Ato ka mundur t’i saqrojë KQZ-ja. Kjo është njëfarë lloj detyrimi i pabazuar në ligj dhe kushtetutë. Për tu zgjidhur ku problem kishte qenë më mirë që kryetarët e komunave të japin dorëheqje edhe të jenë me detyre derisa të vijnë zgjedhje të rregullta më2025.”, tha ai për RTV21

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se procesi i hartimit të udhëzimit administrativ për kryetarët në veri, është përcjellë me mungesë të transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Sipas tij, udhëzimi kundërligjshëm përcakton një afat prej 30 ditësh për mbledhjen e nënshkrimeve, gjë që ua kufizon qytetarëve vullnetin për ushtrimin e një të drejte ligjore.

“Ne që nga fillimi kemi vleresuar që udhëzimi administrstiv është i pamjaftueshëm si i tillë për të mundësuar ushtrimin e një të drejte që qytetarëve u njihet me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në fakt edhe pa të përkztësisht vetëm me një rregullore apo rregull zgjedhore nga ana e KQZ-së, ka qenë i mundur administrimi i këtij procesi. Une besoj që më shumë kjo ka qenë një tentativë e qeverisë, e ministrisë për të blerë kohë përshkak se janë dashur një muaj një grupi punues, që të përgadisë nje dokument me disa faqe i cili në fakt përvecse nuk e rregullon problemin kryesor, ka futur ne perdorim afate te cilat dalin përtej ligjit dhe si të tilla nuk përkojnë me vetë frymën e ligjit. Ne kosiderojmë që ky udhëzim është kundër ligjor dhe i njëjti tejkalon autorizimet që janë dhënë ne ligjin për vetëqeverisje lokale.”

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, thotë se udhëzimi administrativ është një rrugë më e gjatë për zgjidhjen e problemit. Ai vlerëson se problemet politike duhet të zgjidhen me marrëveshje politike.

“Ne e kemi pa se pavarësisht asaj që ne kemi ndertu një udhëzues i cili faktikisht i lejon mundësinë e nje peticioni në veri, atëhere cka nëse serbët nuk dalin përsëri në zgjedhje ose nuk bëhen pjesë e këtij peticioni për shkarkim të kryetareve dhe kjo do të jetë prapë se prapë nga dështimi në dështim tjetër dhe asnjëherë nuk do të zgjidhë akter ligjorë dhe nënligjore. Praktikisht është nje mundësi për zvarritje në mospërmbushjen e kërkesave të bashkësisë ndërkombetare për deeskalim në veriun e Kosovës pasi qe në momentin që deeskalon situata do të kemi atje zgjedhje të reja, do të zgjidhen kryetarët e rinj dhe në një farë forme do të krijohet mundësia për krijim te Asociacionit.”

Zgjedhjet për katër komunat veriore në veri janë obligim që dalin nga një marrëveshje e Bratislavës e arritur ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për shtensionimin e situatës në veri./21Media

Back to top button