UEFA gjobit Llapin me 58 mijë euro
Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka gjobitur të mërkurën, klubin e futbollit Llapi me 58 mijë euro dhe që dy ndeshje të ardhshme në garat evropiane t’i luajë pa shikues.
Me 50 mijë euro dhe dy ndeshje me dyer të mbyllura e ka dënuar për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve, hyrjes së tyre në fushë, hedhjeve së gjësendeve, ndezjes së fishekzjarrëve dhe shfaqjes mesazheve provokuese.
Ndërkohë me 8 mijë euro e ka gjobitur për shkak të bllokimit të rrugëve publike, në dalje të stadiumit.
Ndeshja u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe Llapi u eliminua nga ekipi malazez me rezultat të përgjithshëm 2:4.