Kaloni te përmbajtja kryesore

UEFA ndryshon formatin e Ligës së Kombeve nga viti 2028

Nga viti 2028, Liga e Kombeve do të pësojë një transformim rrënjësor në strukturën e saj.

Vendimi i marrë nga UEFA këtë të mërkurë do të shuajë sistemin e deritanishëm të garës për t’u përshtatur me një format të ri dhe më intensiv.

Ndryshimi më i madh do të jetë reduktimi i katër ligave të deritanishme (A, B, C dhe D) në vetëm tri liga kryesore: Ligat A, B dhe C.

Secila prej këtyre ligave do të përbëhet nga 18 kombëtare, të ndara në tri grupe me nga gjashtë skuadra. Çdo ekip do të zhvillojë nga gjashtë ndeshje gjithsej në fazën e grupeve.

Sipas rregullores së re, dy skuadrat e para të çdo grupi në Ligën A, së bashku me dy vendet e treta më të mira, do të kualifikohen direkt në fazën çerekfinale.

Në rrafshin e zbritjes, ekipet që përfundojnë në vendet e gjashta do të bien automatikisht një ligë më poshtë, ndërsa biletat e tjera të promovimit dhe mbijetesës do të vendosen përmes fazës së “Play-Off”-it.

Ky format i ri pritet të rrisë numrin e ndeshjeve të forta mes kombëtareve të niveleve të njëjta, duke eliminuar plotësisht Ligën D, ku bënin pjesë kombëtaret më të dobëta në rrethin evropian, bën të ditur Foot Africa.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button