UEFA ndryshon rregulloren për kupat e Evropës

Pas luftës në Ukrainë UEFA ka bërë një ndryshim të ri.
Anëtarët e rinj nga Ukraina dhe Rusia do të mund të luajnë, UEFA ka njoftuar se klubet ende të përfshira në Champions League, Europa League dhe Conference League do të mund të regjistrojnë maksimumi dy lojtarë nga lista nga Rusia dhe Ukraina.
Në këtë mënyrë skuadrat që e dëshirojnë do të mund të përdorin lojtarët e sipërpërmendur jo vetëm për turnetë kombëtare, por edhe për ato kontinentale.
Klubet do të kenë afat deri më 1 prill për të përfituar nga ky ndryshim rregulloreje./21Media

Back to top button