​UEFA reagon për kartonin e kuq të Kelly

Shpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka reaguar në lidhje me kartonin e kuq të dhënë dje në ndeshjën Juventus – Galatasaray ku këta të fundit fituan me rezultat të përgjithshëm 7-5 ndaj Zonjës së Vjetër.

Gjatë ndeshjes mbrojtësi i Juventusit ra aksidentalisht në këmbën e kundërshtarit dhe gjyqtari Joao Pinheiro menjëherë i dha karton të verdhë , por më vonë iu kërkua nga VAR të jepte kartonin e kuq.

E UEFA kishte një reagim për këtë vendim të gjyqtarit:

“Lojtari i Juventusit, me numër 6, përdori takat e këpucëve për të bërë një ndërhyrje të fortë dhe të padrejtë në kyçin e majtë të kundërshtarit, duke rrezikuar qartë sigurinë e tij”

Ky vendim ndryshon gjithashtu pezullimin e lojtarit anglez, i cili do të zgjasë dy ndeshje moslojë në vend të vetëm një.

Back to top button