UEFA zyrtarizon oraret për përballjet e playoff

UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të fazës play-off të turneut, të cilat do të nxjerrin më pas emrat e ekipeve që i bashkohen tetëshes së parë në fazën në grup të aktivitetit.
Duke marrë për bazë tregun e të drejtave televizive, është bërë një ndarje që të kishte shpërndarje të skuadrave kryesore nga i njëjti shtet, duke caktuar në ditë të ndryshme Juventusin e Interin, apo edhe Real me Atletikon e Dortmundin me Leverkusenin.
Si të martave, ashtu edhe të mërkurave, do të ketë një ndeshje në orën 18:45, ndërsa tre të tjerat luhen në orën 21:00. Sfida e parë që hap këtë fazë do të jetë ajo e të martës së 17 shkurtit mes Gallatasarajt dhe Juventusit në Stamboll.
KALENDARI
NDESHJET E PARA
17/02
Gallatasaraj-Juventus 18:45
Monako-PSG 21:00
Borusia Dortmund-Atalanta 21:00
Benfika-Real Madrid 21:00
18/02
Karabak-Njukasëll 18:45
Klub Bryzh-Atletiko Madrid 21:00
Bodo/Glimt-Inter 21:00
Olimpiakos-Bajer Leverkusen 21:00
NDESHJET E KTHIMIT
24/02
Atletiko Madrid-Klub Bryzh 18:45
Bajer Leverkusen-Olimpiakos 21:00
Inter-Bodo/Glimt 21:00
Njukasëll-Karabak 21:00
25/02
Atalanta-Borusia Dortmund 18:45
Juventus-Gallatasaraj 21:00
PSG-Monako 21:00
Real Madrid-Benfika 21:00