Uellsi dhe Zvicra ndajnë pikët

 
Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Uellsit dhe Zvicrës, e vlefshme kjo për “Euro 2020”, ku pas 90’ minutave lojë, të dy kombëtaret kanë ndarë pikët e barabarta.
“Helvetikët” në ndeshjen e tyre hapëse të këtij kampionati barazuan me rezultat 1:1 kundër Uellsit, kështu duke e kompletuar raundin e parë të ndeshjeve në Grupin A.
Zvicra ishte e para që kaloi në epërsi e para, ku Breel Embolo shënoi për 1:0 në minutën 49’ nga një asistim i Xherdan Shaqirit, ndërsa rezultati u barazua nga Moore, i cili shënoi në minutën e 74’ për t’ia siguruar Uellsit një pikë.
Sa i përket statistikave, Kombëtarja e Zvicrës ishte dukshëm më e mirë, ku në posedim të topit kryesojnë me 62% krahas 38% të Uellsit, ndërsa në shanse të krijuara “Helvetikët” kishin 18 sosh, kurse Uellsi vetëm 9 raste për gol.

Back to top button