Ujësjellësi në Deçan në funksion nga sot, Ramosaj ka një apel për qytetarët

 
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit.
“Në takimin e mbajtur sot me Shtabin për Menaxhimin e Emergjencave dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së nga sot do të jetë në funksion ujësjellësi në Komunën e Deçanit”, ka njoftuar Ramosaj.
Ramosaj u ka bërë apel qytetarëve që t’i zbatojnë kriteret për përdorimin e ujit.
“Luten të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit të zbatojnë kriteret e poshtëshënuara për përdorimin e ujit: 1.Uji të shfrytëzohet vetëm për nevoja sanitare! 2.Uji për nevoja të amvisërisë rekomandohet të përdoret vetëm pasi të vlohet!”, ka njoftuar Ramosaj.
Ramosaj ka bërë të ditur se këto kritere zbatohen deri në një vendim tjetër.
Komuna e Deçanit ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar./21Media

Back to top button