Ujësjellësi u bën thirrje konsumatorëve: S’ka ujë të pijshëm pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ftuar të gjithë konsumatorët me borxhe të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë, për të shmangur masat ndëshkuese.
Në një njoftim zyrtar thuhet se konsumatorët që nuk paguajnë do të përballen me shkyçje nga shërbimet dhe dërgim të lëndës te përmbaruesit privatë.
“S’ka ujë të pijshëm pa paguar faturat, me përjashtim të rasteve sociale,” thuhet në njoftim.