Ujësjellsi është ndërprerë në disa fshatra të Deçanit, priten rezultatet
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar në lidhje me helmimin e disa qytetarëve nga Deçani të cilët po aludojnë se janë helmuar nga uji.
Ramosaj ka treguar që dje në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri është nderprerë rrjeti i ujësjellsit, ndërsa sot priten të dalin analizat nga instituti.
”Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas gjendjes së krijuar sot ku shumë qytetarë kanë pasur simptoma të helmimit, edhe pse ende nuk dihet arsyeja e helmimit, Shtabi Emergjent mbajti një takim dhe u vendos që; Në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit sa të dalin analizat nga instituti. Stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë. Barnatoret edhe pse ditë e Diel të gjitha janë të hapura”, ka shkruar Ramosaj në facebook.
Kryetari i Deçanti iu ka uruar shërim të shpejtë qytetarëve dhe iu ka kërkuar që ta ruajnë qetësinë pasi që sipas tij situata është nën kontroll.
Ndryshe, dje në lidhje me këtë rast, KRU ”Hidrodrini”, po ashtu është deklaruar, ku ka treguar se ujit janë duke iu bërë analizat dhe sot priten rezultatet për të parë nëse banorët janë helmuar nga uji./21Media