Uji në Malishevë nuk është i pijshëm

 

Uji në Komunën e Malishevës nuk është i përdorshëm për pije. Kjo është konstatuar nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analiza të bëra të ujit me kërkesën e Komunës së Malishevës.

Instituti ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet.

Nga njoftimi për media bëhet e ditur se për këtë gjë është njoftuar edhe njësia e Hidroregjionit Jugor, të cilët janë rekomanduar të marrin masat e nevojshme, për pastrimin e ujit, ndërsa këshilla e njëjtë vlen edhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër.

Shiu që ka rënë ditëve të fundit në Kosovë ka shkaktuar vërshime në qytete të ndryshme përfshirë edhe Malishevën./21Media

Back to top button