Uji po kthehet gradualisht, por jo ende plotësisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Impianti i Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit minimal të ujit, i cili pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit me ujë për konsumatorët.
Sipas njoftimit, pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht. Aktualisht, furnizimi po realizohet në mënyrë të kontrolluar dhe graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese të sistemit.
Nga KRU “Prishtina” kanë falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se po punohet vazhdimisht për normalizimin e plotë të furnizimit me ujë.