​“Ujku Shigjetë” – FSK nis ushtrimin fushor, testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake

Në Babaj të Bokës ka nis ushtrimi fushor “Ujku i Shigjetës”.

Të pranishëm nuk janë komandantja supreme, Vjosa Osmani dhe as kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Nga afër këtë ushtrim fushor po e përcjell ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonici.

Ky ushtrim fushor po realizohet përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore dhe vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.

Back to top button