Ukaj tha se Serbia s’është larguar nga financimi i strukturave paralele dhe krimit në Kosovë

Politologu Fidan Ukaj, sonte në RTV21 u shpreh se një prej komponentëve të sigurisë në Kosovë është KFOR-i dhe tha se është për tu përshëndetur reagimi i menjëhershëm i tij.
Ai në emisionin debatues “Click” tha se duhet të ftohet KFOR-i që të jetë më aktiv.

Politologu Ukaj deklaroi se në Veri ka grupe lokale që financohen nga Bogradi dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai shtoi se Serbia s’është larguar nga financimi i strukturave paralele dhe krimit në Kosovë./21Media

Back to top button