Ukraina akuzon Rusinë për gjuajtje gjatë evakuimit të civilëve në Azovstal

Gjatë një armëpushimi për të shpëtuar civilët nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol, një makinë u godit nga rusët duke përdorur një armë të drejtuar antitank, kanë pretenduar në Telegram luftëtarët ukrainas të Batalionit Azov.
Ata thonë se makina po lëvizte drejt civilëve në mënyrë që t’i evakuonte nga centrali, transmeton rtv21.tv.
“Një luftëtar u vra dhe gjashtë u plagosën nga granatimet”, tha Batalioni Azov.
Mendohet se janë rreth 200 civilë – duke përfshirë të paktën 20 fëmijë – ende në bunkerë nën fabrikën e çelikut./21Media

Back to top button