Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës akuzuan ushtarët rusë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit juglindor, Melitopol.

Zyrtarët thanë se trupat ruse rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov të premten pasdite pasi e akuzuan atë në mënyrë të rreme për terrorizëm.

BBC raporton se nuk i konfirmoi akuzat dhe zyrtarët rusë ende nuk komentuan.

“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës dhe Protokollit Shtesë, të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

Melitopol ra në duart e trupave ruse pothuajse dy javë më parë dhe Fedorov i tha BBC të mërkurën se banorët “nuk po bashkëpunojnë me rusët në asnjë mënyrë”./21Media

Back to top button