Ukraina akuzon Rusinë për sulmet kibernetike

Sipas  SBU sulmi kishte për qëllim shkatërrimin e të dhënave dhe përhapjen e panikut

Në sulmin e fundit kibernetik, i cili goditi Ukrainën, janë përfshirë shërbimet e sigurisë ruse, njoftoi sot shërbimi shtetëror i sigurisë ukrainase (SBU), sipas të cilit sulmi kishte për qëllim shkatërrimin e të dhënave të rëndësishme dhe përhapjen e panikut, transmeton Reuters.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës po ashtu njoftoi se sulmi që ka nisur të martën në vend dhe u përhap në gjithë botën, është kryer nga hakerët e njëjtë, të cilët në dhjetor të vitit 2016 kryen sulm në rrjetin elektronik ukrainas.

Back to top button