Ukraina do të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë

Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, nga mesnata e sotme.
Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës. Ai prezanton kontrolle të dokumenteve personale dhe i jep qeverisë fuqi për të vendosur një shtetrrethim nëse është e nevojshme, raporton BBC
Ukraina do të vendosë kufizime në një sërë shërbimesh të komunikimit digjital dhe radio, të cilat qeveria thotë se mund të ndezin situatën. Dhe kjo do të thotë se rezervistët ushtarakë nuk do të lejohen të largohen nga vendi, përcjellë rtv21.tv
Deklarata prek të gjithë Ukrainën, përveç dy rajoneve lindore, Donetsk dhe Luhansk, të cilat janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2014./21Media

Back to top button