Ukraina e merr përsëri nën kontrollë Kharkivin

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit kyç të Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal.

Në një postim në Telegram, Oleh Synyehubov ka thënë, “kontrolli mbi Kharkiv është plotësisht i yni”.

“Forcat e armatosura, policia dhe forcat e mbrojtjes po punojnë dhe qyteti po pastrohet plotësisht nga armiku”, ka shkruar tutje ai.

Pamjet e qarkulluara në mediat sociale treguan përleshje në rrugë midis trupave ukrainase dhe ruse.

Situata në terren mbetet e rrjedhshme dhe pretendimet për kontroll janë të vështira për t’u verifikuar, por civilët në terren i kanë thënë gjithashtu BBC-së se Kharkiv është kthyer nën kontrollin e Ukrainës dhe se konflikti në rrugë po lehtësohet./21Media

Back to top button