Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina e shqetësuar për provokimet në rajonin pro-rus të Moldavisë

Zyrtarët ukrainas kanë folur për rrezikun e hapjes së një fronti tjetër në konfliktin me Rusinë – përgjatë kufirit me Moldavinë në jugperëndim.

Një pjesë e rajonit kufitar moldav kontrollohet nga një administratë pro-ruse në atë që quhet Transnistria. Shpërthimet e pashpjegueshme atje në fillim të kësaj jave i shtynë zyrtarët ukrainas të pretendojnë se shërbimet ruse të sigurisë po planifikonin provokime në Transnistria si një pretekst për të hapur një front të ri në luftë. 

Mykhailo Podoliak, një këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky, i tha televizionit ukrainas të mërkurën: “Ne e kemi konsideruar gjithmonë Transnistrinë si një trampolinë nga e cila mund të ketë disa rreziqe për ne, për rajonet [Odesa] dhe Vinnytsia”, transmeton rtv21.tv

“Ka një kontigjent të caktuar [ushtarak] rusësh, është diku midis 1.500-2.000 njerëzve, nga të cilët vetëm 500-600 janë rusë,” tha Podoliak.

Por, ai tha se shumica e njerëzve në Transnistria ishin të integruar në Moldavi dhe Evropë.

“Prandaj, për Transnistrinë, përfshirja aktive në konfliktin në Ukrainë do të nënkuptojë praktikisht izolim dhe shkatërrim total të enklavës,” vuri në dukje Podoliak.

Podoliak sugjeroi se përmes incidenteve të kësaj jave në Transnistria, Rusia po përpiqej të provokonte Ukrainën.

Roman Kostenko, një anëtar i parlamentit ukrainas nga Odesa, tha se Transnistria nuk përbën një kërcënim strategjik për Ukrainën.

“Ky mund të jetë një kërcënim taktik, në një drejtim, me qëllim që të lidhim trupat tona,” tha zyrtari.

Kostenko tha se rusët po llogarisin në Transnistria si “një tjetër front që mund t’i mbështesë drejtpërdrejt kur ata sulmojnë, për shembull, Mykolayiv, Odesa nga deti, sepse Mykolayiv bllokon korridorin tokësor”.

Mbrojtjet e Ukrainës rreth qytetit të Mykolaiv kanë penguar forcat ruse të arrijnë në Odesa nga toka. 

Këndi i largët jugperëndimor i Ukrainës është shkëputur tani nga pjesa tjetër e vendit pasi një urë rrugore dhe hekurudhore mbi  grykëderdhjen e lumit Dniester u godit nga një raketë e dytë lundrimi të mërkurën pasi u godit për herë të parë të martën. Rusia nuk ka thënë se ka kryer sulmin me raketa.

Komanda Jugore Ushtarake e Ukrainës pohoi se nëndetëset ruse vazhduan të kërcënojnë me sulme raketore nga Deti i Zi. “Forcat armike po përgatisin gjithashtu provokime me sulme raketore në Transnistria për të akuzuar Ukrainën për sulmin ndaj republikës së panjohur”, thuhet në deklaratë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button