Ukraina hap shtatë korridore humanitare
Ukraina do të hap shtatë “korridore humanitare” të enjten për të ndihmuar civilët të largohen nga qytetet e rrethuara nga forcat ruse, duke përfshirë portin jugor të Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja e vendit Iryna Vereshchuk.
Korridoret humanitare janë zona ku aktiviteti ushtarak ndërpritet përkohësisht për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve, shkruan BBC.
Të evakuuarit tashmë kanë filluar të largohen nga qyteti verilindor i Sumy-t nën një armëpushim lokal, thotë guvernatori rajonal.
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të dyja për krijimin e korridoreve humanitare dhe do të zhvillojnë bisedime në Turqi gjatë ditës së sotme./21Media