Kaloni te përmbajtja kryesore

Ukraina i shpall luftë armikut tjetër të saj

11 zyrtarë ose kanë dhënë dorëheqjen ose janë shkarkuar ndërsa Kievi përpiqet të trajtojë korrupsionin qeveritar.
Kjo ka bërë që disa politikanë në SHBA të bëjnë thirrje që ndihma për Ukrainën të kufizohet.
Presidenti Volodymyr Zelensky po përpiqet të rivendosë shpejt besimin e publikut, por akuzat janë serioze dhe koha është e keqe, shkruan BBC.
Disa pretendime janë shfaqur falë Mykhaylo Tkach, një gazetar investigativ për uebsajtin e lajmeve Ukrayinska Pravda.
Ai ka raportuar së fundmi se kompania e trajnerit personal të një zyrtari të lartë dyshohet se ka marrë miliona paund që nga pushtimi në shkallë të gjerë, si dhe një histori për nënkryetarin e zyrës së Presidentit Zelensky.
Kyrylo Tymoshenko dha dorëheqjen dy muaj pasi Tkach raportoi se ai kishte zhvendosur familjen e tij në rezidencën e një ndërtuesi të njohur pronash.
Gazetari publikoi edhe pamjet në të cilat duket se zyrtari po drejtonte një Porsche të shtrenjtë për disa muaj.
Timoshenko ka mohuar të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button