Ukraina ka nevojë për 7 miliardë dollarë ndihmë në muaj

Presidenti i Ukrainës u tha ministrave të financave të botës se vendit të tij i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj deri në verë për të vazhduar funksionimin.
Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do t’ju duhen qindra miliarda dollarë për të kompensuar humbjet ekonomike, përcjell rtv21.tv
Ai po u drejtohej një konference të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore nëpërmjet lidhjes video nga Kievi.
Zelensky tha se komuniteti global duhet të përjashtojë Rusinë menjëherë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore, FMN-në dhe të tjerët.
“Të gjitha vendet duhet të përgatiten menjëherë për të prishur të gjitha marrëdhëniet me Rusinë”, tha ai.
E pyetur nëse FMN-ja do të ishte në gjendje të siguronte fondet e menjëhershme që i nevojiten Ukrainës, drejtoresha menaxhuese, Kristalina Georgieva i tha redaktorit të ekonomisë së BBC-së, Faisal Islam se “ne i gjetëm ato për muajin e parë dhe të dytë.
“Ne besojmë se me kalimin e kohës kjo shumë do të bjerë pasi ekonomia ukrainase në pjesët e vendit që nuk janë nën okupim rritet, dhe ndërsa dërgesat nga ata që tani punojnë diku tjetër fillojnë të rrjedhin”, theksoi Georgieva./21Media

Back to top button