Ukraina kualifikohet në finalen e Eurovizionit
Orkestra Kalush e Ukrainës ka kaluar në finalen e “Eurovision 2022”.
Grupi folk-rap u ngrit në këmbë, duke valëvitur flamurin ukrainas teksa u njoftua se ishin kualifikuar nga gjysmëfinalja e parë në Torino.
Më herët ata kanë dhënë një performancë energjike të këngës së tyre Stefania.
“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës,” tha anëtari themelues Oleh Psiuk ndërsa ata përfunduan performancën e tyre.
Publiku në Pala Alpitour u përgjigj me një përzierje gëzimi dhe emocioni. Duartrokitjet shurdhuese u shoqëruan me lot të sinqertë.
Mbështetja për grupin është rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt./21Media
View this post on Instagram