Ukraina nënshkruan marrëveshje me Kanadanë

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky e quajti nënshkrimin e një marrëveshjeje të përditësuar të Tregtisë së Lirë me Kanadanë të premten “bazën për rindërtimin e Ukrainës” në një postim në Telegram.

“Kanadaja është një nga donatorët tanë më të mëdhenj, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Zelensky.

Dokumenti “do të lehtësojë zhvillimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, investimet dhe formimin e një ekonomie tregu konkurruese të zhvilluar në përputhje me prioritetet kombëtare”, ndër të tjera, sipas deklaratës së Presidencës ukrainase.

Zelensky tha gjithashtu se ai ishte shumë mirënjohës ndaj Kanadasë për “vendimin për t’u bashkuar me trajnimin e pilotëve F-16” të ushtarëve ukrainas.

Kjo erdhi pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi të premten se Kanadaja “do të drejtojë instruktorët për të trajnuar pilotët ukrainas dhe personelin e shërbimit në F-16”.

Zelensky falënderoi gjithashtu Trudeau për vendimin e qeverisë së tij për të blerë “një grup të ri raketash për sistemet e mbrojtjes ajrore për nevojat e Ukrainës”./21Media

Back to top button