Ukraina pretendon se e ka shkatërruar plotësisht njësinë ajrore ruse

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes kanë pohuar se Regjimenti Ajror i Gardës Kostroma 331 i Rusisë është shkatërruar nga forcat e saj.

Në një përditësim të postuar në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në ”Facebook”, zyrtarët thanë se regjimenti ishte përfshirë në angazhime rreth kryeqytetit të Kievit dhe se vetëm një anëtar i njësisë i kishte mbijetuar një takimi me trupat ukrainase.

Përditësimi pohoi gjithashtu se zyra e komandantit në qytetin rus të Belgorod po hetonte një rast kundër 10 ushtarakëve të brigadës 138 të pushkëve të motorizuara, të cilët u rebeluan pasi morën humbje të mëdha gjatë një ofensive në qytetin lindor të Kharkiv./21Media

Back to top button