Ukraina rimerr fshatrat në mes Chernihiv dhe Kievit
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj më të fundit të inteligjencës ditore mbi situatën në Ukrainë.
Forcat ukrainase kanë rimarrë fshatrat Sloboda dhe Lukashivka në jug të Chernihiv, fshatra këto që ndodhen në rrugën kryesore të furnizimit në mes Chernihiv dhe Kievit.
Ukraina vazhdon të bëjë kundërsulme të suksesshme, por të kufizuara në lindje dhe veri-lindje të Kievit.
Si Chernihiv ashtu edhe Kievi janë përballur me sulme të vazhdueshme ajrore dhe raketore, pavarësisht pretendimeve ruse për reduktimin e aktivitetit ushtarak në këto zona.
Kjo vjen pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të dyfishuar sulmet e tyre në lindje të vendit./21Media