Ukraina sulmon flotën ruse në Krime

Ukraina ka nisur një sulm me raketa në selinë e flotës ruse të Detit të Zi që ndodhet në Sevastopol, qyteti më i madh në gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua ilegalisht nga forcat e Moskës në vitin 2014.
Media shtetërore ruse TASS raportoi se mbeturinat u “shpërndanë për qindra metra” pas sulmit me raketa. TASS shtoi se një numër i madh autoambulancash ishin duke shkuar për në vendin e sulmit.
Zyrtarët ukrainas ende nuk kanë komentuar mbi incidentin./21Media