Ukraina tha se forcat bjelloruse sapo janë futur në rajonin e Chernihiv

Raportimet e fundit nga mediat ukrainase thonë se forcat ushtarake bjelloruse sapo janë futur në rajonin e Chernihiv.
“Kyiv Post” referohet nga Informacioni që u konfirmua nga zëdhënësi i departamentit rajonal të Forcave të Mbrojtjes së Territorit, Vitaly Kirilov.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.
Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”./21Media

Back to top button