Ukraina thotë se Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës
Ukraina thotë se Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës së saj në Ukrainë pasi Moska tha se forcat e saj do të rrisin operacionet ushtarake në të gjitha zonat operacionale.
Në një deklaratë, Zëdhënësi i Ushtrisë Ukrainase tha se nuk janë vetëm “sulme me raketa nga ajri dhe deti, por ne po shohim bombardime përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe në mbarë vijën e frontit”, transmeton rtv21.tv.
Ndërkohë në një deklaratë, Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Rusia po përforcon pozicionet e saj të mbrojtjes nëpër zonat që ajo pushton në jug të Ukrainës pas presionit nga forcat ukrainase./21Media