Ukrainasit marrin kontrollin e plotë në një qytet lindor

Qyteti Lysychansk është plotësisht nën kontrollin e trupave ukrainase pasi u sulmua nga forcat ruse për më shumë se një javë, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Haidai.
Ai tha se Rusia vazhdon të bombardojë “në mënyrë kaotike” dhe “fuqishëm” qytetin, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në banesa, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Duke shkruar në Telegram, Haidai thotë se nuk ka “asnjë kërcënim” të rrethimit të trupave ukrainase në rajonin e Luhansk, por forcat ruse kontrollojnë përkohësisht 90% të rajonit, shton ai.
Rusia ka qenë e vendosur të marrë kontrollin e Severodonetsk dhe qytetin fqinj Lysychansk, si pjesë e një plani për të kontrolluar rajonin më të gjerë të Donbasit dhe përfundimisht të gjithë Ukrainën lindore./21Media

Back to top button