Ukrainasit që kërkojnë strehim paraqesin ‘sfidë të madhe’ për Gjermaninë

Gjermania po përballet me një “sfidë të madhe” për shkak të numrit të ukrainasve që kërkojnë strehim në vend, tha kancelari Olaf Scholz.

Në bisedimet me krerët e 16 shteteve federale të Gjermanisë, ai tha, megjithatë, se në shumë mënyra ndihmon që ukrainasit të mos kërkojnë viza për të hyrë në Gjermani dhe se ata kanë akses në kujdesin shëndetësor dhe arsimin – duke përfshirë kurset e gjuhës dhe integrimit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Më herët, Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se 187,428 refugjatë nga Ukraina kishin mbërritur në vend që nga e enjtja, sipas policisë.

“Shumica prej tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar”, shtoi ministria në një postim në Twitter.

Trenat që vijnë nga lindja në stacionin qendror hekurudhor të Berlinit transportojnë mijëra ukrainas çdo ditë – burra, gra dhe fëmijë.

Pavarësisht nga numri i njerëzve që ikin nga lufta, shumë prej tyre po gjejnë familje që presin t’u ofrojnë strehim./21Media

Back to top button