Ukrainasit thonë se po i rezistojnë sulmeve ruse në Donetsk

Forcat ruse po bëjnë përpjekje për ta thyer mbrojtjen ukrainase në rajonin verilindor të Kharkivit, ndërsa përpiqen të rifillojnë ofensivën drejt qytetit, Sloviansk – rajon fqinj i Donetskut.
Pas sulmit ajror, forcat ruse u përpoqen të sulmonin fshatin Husarivka – rreth 30km në veriperëndim të Slovianskut, por ushtria ukrainase tha se ata “u përgjigjen” me zjarr të fortë dhe i shtynë pushtuesit prapa.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha se shumë zona ishin vënë nën zjarr. Rusët kishin kryer gjithashtu sulme pranë fshatit Spirne, por “nuk patën sukses dhe u tërhoqën”.
Trupat ukrainase kishin zmbrapsur gjithashtu përpjekjet e forcave ruse për të nisur sulme në jug të qytetit të Bakhmut, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha se rusët kishin “sulmuar nga katër drejtime, pothuajse kudo që sulmi tashmë është zmbrapsur”.
Më tej në jug në rajonin e Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, kreu i Administratës Civile Ushtarake, tha se forcat ruse kishin qëlluar në Nikopol – që ndodhet përtej lumit Dnipro nga Enerhodar i kontrolluar nga Rusia – dhe rrethet Kryvyi Rih./21Media

Back to top button