Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende mbetet i papijshëm

Vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë ulur ndjeshëm, por uji mbetet ende i papijshëm.

Nga KRU “Prishtina”, për portalin rtv21.tv thonë se vlera e maganit është ulur, ndërsa ende nuk është në nivelin për përdorim për pije.

Se vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë ulur ndjeshëm, por uji mbetet ende i papijshëm e ka konfirmuar edhe Burbuqe Nushi – Latifi, udhëheqëse e Komisionit për ujëra dhe koordinatore në IKSHPK për portalin rtv21.tv

“Bazuar në rezultatet e testeve teëkryera dje, ka oscilime të vlerave nëpër pika matëse. Edhe pse vlerat e Manganit ende janë më të larta se standardi i paraparë prej 0.05 mg/L, ka tendencë të uljes”, tha Nushi për portalin rtv21.tv.

Më 4 tetor, banorët e 26 lagjeve të Prishtinës dhe të zonave përreth saj, që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, janë njoftuar se nuk do të mund ta përdorin atë për pije, për shkak të pranisë së lartë të manganit.
Ndonëse mangani është mineral që konsiderohet si lëndë ushqyese dhe kontribuon në shumë funksione trupore, prania e tij në sasi më të lartë, sesa ajo e lejuar mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore dhe të ketë ndikim në sistemin nervor qendror të njeriut.

Çfarë ndodh nëse pini ujë me mangan?

Nëse dikush gabimisht ka konsumuar ujë me mangan, nuk duhet të shqetësohet, përveç në rastet kur konsumohet për 10 ditë me radhë. /21Media

Back to top button