Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, më 11 prill 2026, në orën 16:00.
Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) për shitje me pakicë nuk duhet të jetë më i lartë se 209 lekë për litër, ndërsa për shitje me shumicë deri në 197 lekë për litër.
Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë deri në 175 lekë për litër dhe me shumicë deri në 163 lekë për litër.
Këto çmime do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku mund të ketë ndryshime të reja në varësi të tregut.
Autoritetet paralajmërojnë të gjithë operatorët që tregtojnë karburante se janë të detyruar të zbatojnë këto çmime. Në rast shkeljesh, mund të merret masa e pezullimit të aktivitetit.
Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, ndaj do të zbatohet niveli i plotë i saj. Institucionet përgjegjëse janë angazhuar të monitorojnë tregun dhe të mbrojnë interesat e konsumatorëve.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Bordi i Transparencës në datë 11Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./oranews.tv