Ulet shkalla e kërcënimit nga terrorizmi
Arrestohen edhe dy persona
Britania e Madhe ka ulur të shtunën nivelin e kërcënimit nga “kritike” në “serioze”, derisa autoritetet thonë se është arritur progres i rëndësishëm në hetimet lidhur me sulmin në Mançester ku humbën jetën 22 persona.
Policia sot arrestoi edhe dy persona, me çka numri i personave të arrestuar deri më tash është ngritur në 11. Të gjithë janë meshkuj nga mosha 18 deri 44-vjeç./21Media