UNDP i dorëzon donacion IKSHP-së

 

Qeveritë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Zvicrës, Norvegjisë dhe Austrisë, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, vazhdojnë me dhurim të pajisjeve për testim të COVID-19. Donacioni më i fundit, që iu dorëzua Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (NIPHK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12,000 copë teste.

“Pandemia ka zhvendosur fokusin e UNDP-së dhe partnerëve të saj afatgjatë për të luftuar COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, me kontributin bujar të partnerëve zhvillimor, ne kemi pasur mundësinë që në vazhdimësi të mbështesim institucionet e Kosovës për të tejkaluar këtë sfidë të fundit globale. Ne kemi punuar pandërprerë për të reduktuar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, duke qëndruar së bashku me popullin e Kosovës në këto kohë të vështira. Ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin tonë të përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19, dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës. Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim”, thuhet në njoftimine UNDP-së./21Media

Back to top button