“Unë dëshmoj…” Letra publike e zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska përmes një letre publike u është përgjigjur të gjithëve.
“Për momentin po më kërkojnë një intervistë nga media nga e gjithë bota.
Me këtë letër dëshiroj t’u përgjigjem të gjithëve në të njëjtën kohë.
Këto janë përshkrimet e mia nga Ukraina.
Më shumë se një javë më parë, ajo që po ndodh aktualisht ishte e paimagjinueshme.
Vendi im ishte i qetë, metropolet, qytetet dhe fshatrat ishin plotë gëzime me lumturi të përditshme.
Më 24 shkurt u zgjuam me njoftimin e fillimit të luftës.
Tanke kaluan kufirin ukrainas, avionët hynë në hapësirën tonë ajrore.
Qytetet u rrethuan nga raketahedhës.
Unë dëshmoj se pavarësisht nga vërtetimi i propaganduesve të Kremlinit se pushtimi ishte një “operacion special”, ai në fakt është vrasja e popullsive paqësore civile.
Gjëja më e keqe është të lexosh për sakrificën e fëmijëve.
Alisa tetë vjeçare, e cila humbi jetën në rrugën Okhtyrka, gjyshi i së cilës tentoi ta mbronte me trupin e tij.
Ose Polina nga Kievi, e cila vdiq në granatimet së bashku me prindërit e saj.
14-vjeçari Arseniy – në një periferi dikur paqësore të kryeqytetit, një aksident goditi djalin në kokë, të cilin ambulanca thjesht nuk mund ta arrinte për shkak të granatimeve të rënda.
Nëse Rusia përsëri pretendon se “nuk bën luftë kundër civilëve”, unë së pari do t’i rendis ata emra.
Gratë dhe fëmijët tanë tani jetojnë në strehimore dhe bodrume.
Ju duhet të keni parë fotot nga metroja e Kievit dhe Kharkiv, ku njerëzit janë të shtrirë në tokë me foshnjat dhe kafshët e tyre shtëpiake.
Për disa, është pamje spektakolare, por për ukrainasit, ka qenë realiteti i ri i tmerrshëm për javën e kaluar.
Ka qytete ku familjet nuk mund të dalin nga strehimoret e sulmeve ajrore për disa ditë.
Fëmijët tanë i kanë klasat në bodrume.
Dhe disa tashmë po lindin atje sepse maternitetet duhej të zhvendoseshin nën tokë.
Fëmija i parë i luftës, që pa qiellin e qetë, por tavanin prej betoni të bodrumit, lindi në ditën e parë të pushtimit.
Tani ka disa dhjetëra fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetën e tyre.
A mendoni se lehtë është me marë insulinën apo medikamentet për astma nën tingujt e bombardimeve?
Apo mijëra pacientë që jeta e tyre mvaret nga kimioterapia dhe tani nuk mund ta marin ?
Është shkatërruar infrastruktura nëpër qytete, njerëzit me lëndime trupore apo të hendikepuarit kanë mbetur në vetmi pa ndihmën e dikujt.
Ukrainasit nuk dorëzohen!
Pushtuesi ka menduar se do arrijë qëllimet e tij për pak orë apo ditë!”
Zonja e parë e Ukraines ndër tjera në letrën e saj publike të gjatë falenderoi çdo ushtar të ushtrisë ukrainase dhe vullnetarët që janë bërë pjesë e ushtrisë në mbrojtje të atdheut.
Ajo gjithashtu përmendi ndihmën e mjekëve që po kontribojnë në këtë situatë tejet të vështirë për vendin.
Ndër tjera ajo theksoi se “Kjo nuk është lufta e Ukrainës, aty diku larg por është luftë e evropës fare pranë pragut”.
Ajo apeloi mediet të vazhdojnë ta pasqyrojnë të vërtetën, duke iu falënderuar për mbështetjen e tyre, në fund të letrës së saj publike ajo shkruan “Rrnoft Ukraina!”/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?