United 200 milionë për dy lojtarë

Man.United ia ka vënë synin dy lojtarëve

Gazeta e njohur britanike ” The Indenpendent” shkruan se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po përpiqet që të sjellë në skuadër dy super lojtarë, Antoine Griezmannin nga  Atletico Madridi dhe Andrea Belotti nga Torino.

Bëhet e ditur se për transferimin e këtyre dy lojtarëve, Unitedi do të duhet të paguajë  200 milionë euro.

 Ndryshe, këta dy lojtarë priten të jenë si zëvendësues të lojtarëve që do të largohen në fund të sezonit nga ”Old Traford”./21Media

Back to top button