​United e konfirmon numrin e fanellës së Yoro

Manchester United e transferoi para dy ditësh mbrojtësin Leny Yoro nga skuadra franceze, Lille.

Mbrojtësi i ri francez i është bashkuar United në një kontratë që do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2029.

Yoro gjithashtu do ta ketë opsionin për ta rinovuar kontratën me United edhe për një vit.

Tani, United e ka konfirmuar edhe numrin që do ta mbajë Yoro në fanellën e tij.

Yoro do ta mbajë numrin 15 në fanellën e tij me United.

Back to top button