Uragani Roslyn godet Meksikën

Një uragan i fuqishëm “ka zbarkuar” në perëndim të Meksikës, duke “kërcënuar” të shkaktojë dëme të mëdha në zonat bregdetare.
Roslyn, një uragan i kategorisë 3, doli në breg në shtetin Nayarit, me erëra prej 195 km/h (120 mph).
Pritet të dobësohet mbi tokë, por zyrtarët kanë paralajmëruar për dallgë shkatërruese, rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
“Roslyn pritet të prodhojë një stuhi kërcënuese për jetën me përmbytje të konsiderueshme bregdetare. Pranë bregdetit, valët do të shoqërohen me dallgë të mëdha dhe shkatërruese”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA.
Sezoni i uraganeve në Meksikë zakonisht zgjat nga qershori deri në nëntor, duke prekur si brigjet e Paqësorit dhe Atlantikut të vendit.
Në maj, 11 njerëz u vranë pasi uragani Agatha goditi shtetin jugperëndimor Oaxaca./21Media

Back to top button