Urimi i veçantë i Edi Ramës për Krishtlindje

Kryeministri publikoi një video që titullohet “nuk festoj pa ty”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot Krishtlindjen duke sjellur në vëmendje festën e fëmijëve dhe solidaritetin e treguar prej bashkëmoshatarëve të tyre me jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. “Nuk festoj pa ty”, titullohet video e prodhuar nga Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve dhe Ministria e Kulturës, me anë të së cilës kryeministri uroi mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar për gjithë shqiptarët.

Fëmijët e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve kanë vizituar disa institucione të përkujdesit social, si në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” apo në Institutin e Fëmijëve që nuk shikojnë për t’i marrë edhe ata në festën e Krishtlindjes.

“Nuk ka fëmijë që munden dhe që nuk munden. Ka thjesht fëmijë”, është mesazhi i kësaj kënge fëmijërore, me anë të së cilës kryeministri, Edi Rama përcjelli për të gjithë shqiptarët urimin e tij për Krishtlindje.

Back to top button