Urimi i veçantë i NATO-së për ditën e Pavarësisë
Festën e Pavarsisës së Shqipërisë e ka uruar edhe NATO me një urim të veçantë.
Përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë, në faqen zyrtare në Facebook, NATO i ka kërkuar ndjekësve t’i bashkohen festës.
“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë, Shqipërinë në ditën e tyre të Pavarësisë“, thuhet në postim.
Sot shqiptarët festojnë 28 nëntorit.Dita e Flamurit festohet në mënyrë të ndryshme, me zhvillimin e ceremonive, festa e ahengje të organizuara në qytete të ndryshme shqiptare./21Media